Shefi i EULEX-it viziton veriun, thotë se njerëzit atje janë të frikësuar

Ai tha se gjendja e sigurisë atje është e brishtë

Shefi Misionit i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Lars Gunnar Wigemark, ka vizituar veriun e Mitrovicës, ku ka takuar përfaqësuesit politikë, shoqërinë civile dhe njësinë policore të EULEX-it.
Wigemark tha se situata e sigurisë në veri është shumë e brishtë dhe banorët serbë në këtë pjesë të Kosovës janë të frikësuar.
“Pas takimeve që kam pasur sot në Mitrovicën e Veriut me liderët politikë, shoqërinë civile dhe njësinë e formuar policore të EULEX-it, është e qartë se gjendja e sigurisë është shumë e brishtë dhe se njerëzit vendas janë të frikësuar. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të gjithë duhet të tregojnë përmbajtje maksimale”, ka thënë ai në një postim në Twitter.


Ndryshe EULEX-i, përmes një njoftimi për media kishte bërë të ditur se Njësia Policore e Specializuar në kuadër të këtij misioni është përforcuar me një njësi rezervë prej 23 xhandarësh nga Karabinierët Italianë./21Media

Back to top button