Shqipëri, 101 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

 

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 101 raste të reja pozitive md Covid-19, nga 803 testime të kryera, ndërsa janë shëruar 119 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.

Ndërkohë 5 pacientë kanë ndërruar jetë.

“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në dy spitale Covid po marrin trajtim 178 pacientë, 18 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Back to top button