Shtatorja e “Skënderbeut” do të vendoset në Sicili

Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në një nga sheshet më të frekuentuara në Sicili.

Këtë e ka bërë të ditur shoqata “Hora e Skënderbeut”.

“Komuniteti arbëresh, në krye e bashkiakun Rosario Petta kanë mirëpritur këtë dhuratë vëllazërie të mërgimtarëve tanë, ndaj edhe përmes një letre kanë shpreh gatishmërinë për sigurimin e lokacionit për statujën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu në njërin nga sheshet me të frekuentuara të kësaj qyteze me afro 7 mijë banorë e të themeluar me 30 gusht 1488. Shtatorja e Skënderbeut është punuar nga skulptori i shquar Gëzim Muriqi”, thuhet në njoftimin e shoqatës në Facebook.

Shoqata a vendosur që këtë dhuratë të ua bëjë vëllezërve të një gjaku në Hora të Arbëreshëve në Sicili, që njihet si kryeqendra e identitet arbëror, e ku me dashuri e fanatizëm ruhet gjuha, traditat dhe simbolet kombëtare, shkruan rtv21.tv.

“Shtatorja, me një pamje madhështore prej 3 metrash është relativisht e kushtueshme, ndaj edhe shoqata ka hap një llogari bankare për mjete financiare. Pritet që për këtë të kontribuojnë sa më shumë mërgimtarë, pavarësisht ku jetojnë e ç`shumë paguajnë, që kjo të jetë një vepër të përbashkët për mërgatën më të hershme shqiptare, siç është kjo e arbëreshëve në Itali. Pavarësisht nga shuma çdo kontribut është e mirëseardhur, ndaj edhe do të bëhet edhe publike”, thuhet tutje në njoftim.

Derisa kanë njoftuar se Kryesia e Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, nga nesër deri më 21 janar do t’i bëjë një vizitë Horës së Arbëreshëve për të biseduar për veprimet e konkrete rreth dërgimit të shtatores, me që rast pritet të caktohet edhe termini i inaugurimit. Kësaj vizite do ti bashkohet edhe studiuesja e botës arbëreshe, Dr. Ornela Radovicka./21Media

Back to top button