Shteti që po vaksinon të rinjtë së pari

 

Në Mbretërinë e Bashkuar, personi i parë që mori një vaksinë COVID-19 jashtë kushteve të provës ishte një pensioniste 90-vjeçar. Në Kanada, marrësi i parë ishte vetëm pak më i ri me 89. Në Gjermani, një banor 101-vjeçar i shtëpisë së pleqve ishte i pari në radhë.

Në Indonezi, vendi më i prekur më keq nga virusi në Azinë Juglindore me 836,718 raste të konfirmuara dhe 24,343 vdekje, qeveria ka zgjedhur një strategji vaksinimi tjetër, përcjell portali rtv21.tv

Në fazën e parë që filloi të mërkurën dhe vazhdon deri në fund të marsit, 1.3 milion punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 17.4 milion punëtorë të tjerë nga shërbimi publik – policia, ushtarët, mësuesit dhe burokratët – do të marrin vaksinë falas nga Firma kineze Sinovac Biotech.

“Indonezia po synon moshën produktive në 18 deri në 59 vjet në vend të njerëzve të moshuar sepse ne nuk kemi përfunduar fazën e tretë të provave klinike për njerëzit e kësaj moshe me vaksinën Sinovac,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Dr Nadia Wikeko për Al Jazeera.

“Ne jemi ende duke pritur për rishikimin e BPOM (agjencia indoneziane për kontrollin e barnave dhe ushqimit) për të parë nëse vaksina mund të përdoret në mënyrë të sigurt për njerëzit mbi 60 vjeç.“, shtoi ai.

Shumë qytetarë mbështesin strategjinë.

“Për shkak se njerëzit e moshuar në Indonezi kryesisht qëndrojnë në shtëpi, shansi për t’u infektuar është më i ulët se i njerëzve në moshë pune”, tha Putu, një grua 56-vjeçare Balineze.

“Pra, nëse të rinjtë vaksinohen së pari, ata mund të vizitojnë të moshuarit në mënyrë të sigurt.”,  u shpreh ajo.

Por,  ekspertët janë skeptikë.

“Ne e dimë që njerëzit e moshuar të cilët tashmë janë vaksinuar në Kinë dhe Lindjen e Mesme u janë përgjigjur vaksinave gjithashtu si njerëz të rinj”, tha Kim Mulholland, një profesor i vaksinologjisë në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër i cili është i vendosur në Universiteti i Melburnit./21Media

 

Back to top button