Sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do të kompletohen katër çiftet çerekfinaliste të Kampionatin Botëror.
Në fushë do të zbresin Maroku-Portugalia, Spanja dhe Zvicër që do të luftojnë për dy vende në mesin e tetë kombëtareve më të mira në këtë kompeticion.
Sfida e parë do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 aty ku në “Education City Stadium” do të ballafaqohen Maroku me Spanjën.
Spanjollët padyshim se janë favoritë për të vazhduar tutje, por befasitë në këtë Botëror nuk kanë munguar.
Ballafaqimi tjetër dhe që do ta marrë vëmendjen kryesor do të jetë ndërmjet Portugalisë dhe Zvicrës që zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Back to top button