Spektakël golash, Barcelona fiton ndeshjen ndaj Atletico Madrid

Barcelonës i kanë takuar tri pikët e plota nga ballafaqimi me Atletico Madridin në derbin e xhiros së 22-të të kampionatit spanjoll, La Liga.
Gjashtë gola u realizuan në këtë ndeshje që në fund i takoi skuadrës së Xavit e cila triumfoi me rezultat 4-2 në stadiumin “Camp Nou”.
Vetëm brenda pjesës së parë u realizuan katër gola. Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi me golin e Carrascos pas vetëm tetë minutave lojë, por ende pa përfunduar pjesa e parë, vendasit shënuan tre gola përmes Albas (10’), Gavit (21’) dhe Araujos (43’).
Ndeshje e hapur dhe spektakolare u zhvillua edhe në pjesën e dytë. Dani Alves realizoi një gol të bukur në minutën e 49’ për ta çuar epërsinë e Barçës në 4-1, derisa ish-sulmuesi i Barcelonës ngushtoi rezultatin në 4-2 në minutën e 58’, por kjo ishte e tëra që skuadra e Simeones bëri në këtë ballafaqim.
Nga minuta e 69’ Barcelona mbeti me një lojtar më pak pasi Dani Alves u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Më këtë fitore, Barça e kalon Atletico Madridin në renditjen tabelarë. Ata tani renditen në vendin e katërt me 38 pikë, dy më pak se rivali i sotëm që renditet një pozitë më poshtë.

Back to top button