Punë intensive në hartimin e Strategjisë Shtetërore për Zhvillimin e Sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se po bëhet punë intensive në hartimin e Strategjisë Shtetërore për Zhvillimin e Sportit.
Çeku ka takuar sot anëtarët e Grupit Punues për hartimin e strategjisë shtetërore të sportit.
Në këtë takim ai u bëri të qartë mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës në krijimin e këtij dokumenti strategjik për sportin, që do jetë udhërrëfyes shumë i vlefshëm për rritjen e cilësisë së garës sportive në vend, suksesin ndërkombëtar, masivizimin e sportit për mirëqenie e shëndet dhe shfrytëzimin e potencialit ekonomik të sportit.
Udhëheqës i Grupit Punues është Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit Bislim Bislimi. Ndërsa përveq anëtarëve nga stafi i brendshëm i Ministrisë, pjesë e Grupit Punues janë edhe Arben Fetahu, kryetar i FBK-së dhe Besim Aliti, Sekretar i Përgjithshëm i KOK-ut.
Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Zhvillimin e Sportit së shpejti pritet t’i bashkohen edhe konsulentë vendorë dhe ndërkombëtarë./21Media

Back to top button