​Stadium me standarde të UEFA-së edhe në Shtime, ndahen 2.4 milionë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka ndarë 2.4 milionë euro për renovimin e tërësishëm dhe zgjerimin e stadiumit të Shtimes.

MKRS ka njoftuar se stadium do të jetë modern dhe sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-së.

“Janë ndarë 2.4 milionë euro për rinovimin e tërësishëm dhe zgjerimin e stadiumit të Shtimes. Stadiumi i qytetit do të jetë modern dhe sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-së. Projekti përmban ndërtimin e tribunave të reja për rreth 1200 shikues si dhe pjesët tjera përcjellëse te stadiumit siç janë zhveshtoret, hapësira teknike, hapësira për media etj”, ka shkruar MKRS në “Facebook”./21Media
 

Back to top button