Të dielen hapet vendkalimi në mes Kosovës dhe Maqedonisë
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se të dielen do të hapet vendkalimi në mes Kosovës dhe Maqedonisë në pikën Restelicë-Strazimir.
”Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të dielën, më 18 korrik, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir”, thuhet në komunikatë./21Media