Tolaj: Një numër i punëtorëve të administratës publike nuk bëjnë asgjë

 

Reforma e Administratës Publike ishte një ndër temat që u diskutuan sonte në emsionin “Click”. Doktori Ilir Tolaj kujtoi kohën kur ishte i angazhuar në Ministrinë e Shëndetësisë , tha se një pjesë e punëtorëve të administratës publike nuk ishin aktiv në punë.

Ai tha se nga 120 punëtorë vetëm 20% e tyre ishin aktiv, bënin punën e tyre ndërsa të tjerët  punonin ose kohë pas kohe ose nuk kanë qenë të angazhuar fare.

Tolaj tutje tha se është e domosdoshme që të bëhet dicka sa i përket reformës së adminsitratës publike./21Media

Back to top button