Trajner te Brazili? Flet Ancelotti

Kombëtarja e Brazilit në Kupën e Botës në Katar shihej si favoritja për trofeun, por që një humbje me penallti nga Kroacia bëri që brazilianët të eliminoheshin qysh në çerekfinale të turneut.
Eliminimi i Brazilit nga Botërori nënkuptoi edhe fundin e epokës së trajnerit Tite në krye të kombëtares.
Që nga shkarkimi i Tites, Brazili ende nuk ka arritur ta gjejë zëvendësuesin e tij, por që thuhet se njëri nga kandidatët potencial është Carlo Ancelotti i Real Madridit.
Sipas spekulimeve, Ancelotti shihet nga Brazili si zgjedhja më ideale për postin e trajnerit, ndërsa italiani tani i është adresuar këtyre zërave.
Ancelotti tha se Federata e Brazilit ende nuk ka kontaktuar me të, por që dëshira e tij është të qëndrojë te Reali.
“Unë nuk e di, nuk më kanë kontaktuar kurrë dhe Federata e Brazilit nuk më ka thirrur kurrë. Unë vetëm dua që të qëndrojë te Real Madridi. Nuk do të kërkojë kurrë nga Real Madridi të më lejojë që të largohem nga ky klub”, tha Ancelotti.

Back to top button