U përzë nga tubimi zgjedhor, reagon Agim Bahtiri

Një incident ka ndodhur sonte gjatë fushatës zgjedhore në lagjen Bair të Mitrovicës, ku është përzënë kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri. Pas kësaj Bahtiri ka reaguar duke thënë se sulmuesit kanë qenë “gangsterët e PDK-së”.
“Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty. Duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar. Kurrë më nuk do të përsëritet”, ka reaguar Bahtiri përmes një postimi në “Facebook”.
Bahtiri ka thënë se po ndihet keq pas këtij incidenti.
“Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata! Unë do t’i dalë zot Mitrovicës si 8 vitet e fundit!”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button