Vazhdon sekuestrimi i alkoolit në Hoçë të Madhe

Mëngjesin e sotëm Dogana e Kosovës ka filluar një kontroll rutinore tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit), dhe pas të gjeturave dogana ka kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës për sekuestrimin e alkoolit.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi ka konfirmuar se aksioni i doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për sekuestrimin e pijeve alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe është duke vazhduar.
“Dogana e Kosovës pasi kishte gjetur në fshatin Hoçë e Madhe, në një dyqan dhe veprimtari prodhuese alkool i cili ishte duke prodhuar dhe shitur duke mos respektuar ligjet përkatës, ka kërkuar asistencë nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë për sekuestrimin e alkoolit të gjetur. Zyrtarët policorë nga DRP-Gjakovë janë duke vazhduar të asistojnë Doganën e Kosovës deri në sekuestrimin e alkoolit në fjalë”, ka bërë të ditur Elezi./21Media

Back to top button