Vdiq personi që u lëndua në përleshjen fizike në Ferizaj

 

Policia sot ka informuar se ka vdekur personi që ishte lënduar dje në përleshjen fizike në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Sipas policisë, viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë, ku edhe ka vdekur.

Ndërsa, hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për arrestimin e personit të dyshuar, i cili është i njohur për policinë.

“Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj. Për motive ende të panjohura i dyshuari  ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar  50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë  është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45  nga ana e mjekut jemi njoftuar  se viktima  kishte ndërruar jetë.”, ka informuar policia.

Me urdhë të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML./21Media

Back to top button