Vetaksident në Mitrovicë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në një vetaksident në trafik, që ndodhi dje në fshatin Shupkovc, të komunës së Mitrovicës.
Viktima u vetaksidentua derisa po drejtonte një motokultivator.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
“Dje rreth orës 17:37 është raportuar për rastin në fjalë, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit kundestar trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Pllana./21Media

Back to top button