Vetëm një rast i ri me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Gjilan

 

Në Gjilan gjatë 24-orëve të fundit, është shënuar vetëm një rast i ri me Covid-19.

Kjo u bë e ditur nga komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e kryesuar nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili.

Xhemaili, gjatë takimit ka thënë se është lajm i mirë rënia e infeksionit në Gjilan, derisa ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19.

“Gjithsej të rezultuar pozitivë në Gjilan janë 577 qytetarë, 373 janë të shëruar, 183 raste aktive, të hospitalizuar 36 dhe të vdekur 21”, ka thënë Xhemaili.

Gjithashtu ai ka bëtë të ditur se Gjilani është në pritje të rezultatit për 99 mostra, 41 për të cilëve janë nga skuadra  Gjilanit. /21Media

 

Back to top button