Vetura godet për vdekje një këmbësor

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë.
Një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka goditur këmbësorin Sh. V., ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën ky i fundit.
Policia e Shtetit ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:40.
Sipas tyre, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për sqarimin e rrethanave të aksidentit./21Media

Back to top button