​Liverpool kërkon shtyrjen e ndeshjes me Arsenalin

Liverpool ka konfirmuar gjatë mbrëmjes se ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës kundër Arsenalit për shkak të numrit të madh të testeve pozitive për koronavirus, si dhe testeve të dyshimta.
Skuadra ka dhënë një njoftim zyrtar për shtyrjen e ndeshjes, ndërsa stërvitjet për këtë ndeshje tashmë janë shtyrë.
Klubi nga Anfield ka luajtur një ndeshje të Premier Ligës me Chelsean të dielën, në të cilën kanë munguar nëntë lojtarë për shkak të testeve të dyshimta për koronavirus, lëndimeve dhe suspendimeve.
Jurgen Klopp, i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë, nuk ishte në stol.
Teste të dyshimta për koronavirus atë ditë kanë marrë: Alisson, Roberto Firmino dhe Joel Matip, ndërsa të lënduar ishin: Harvey Elliott, Takumi Minamino, Divock, Thiago Alcantara dhe Andy Robertson ishte i pezulluar.
Që atëherë, Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Naby Keys janë larguar nga klubi për shkak të angazhimeve të kombëtareve dhe mesa duket kanë mbërritur teste të reja pozitive apo të dyshimta, duke e bërë të vështirë përgatitjen për ndeshjen e planifikuar për 6 janar.
Liverpool i ka kërkuar EFL-së që t’i përgjigjet kërkesës për shtyrje sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që tifozët që kanë dëshiruar për të udhëtuar në Londër të kishin informacionin e duhur për ndeshjen.

Back to top button