Vidhet një kamion me drunj në oborrin e APK-së

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Komunën e Istogut.
Një zyrtar i Agjensionit Pyjor të Kosovës ka raportuar në Polici se persona të panjohur pasi kanë dëmtuar rrethojën e oborrit kanë vjedh një kamion me drunj, i cili ka qenë i konfiskuar.
Rasti i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 08:00, është duke u hetuar nga njësitë relevante./21Media

Back to top button