Vlera e mallrave të importuar nga Rusia në Kosovë brenda dy muajve

Më 25 shkurt Qeveria e Kosovës vendosi sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimin e tyre në tregje financiare.
Portali rtv21.tv ka siguruar të dhëna nga Dogana e Kosovës lidhur me importin dhe eksportin me Rusinë.
Sipas të dhënave, në dy muajt e parë të vitit 2022 Kosova ka importuar mallra nga Rusia, në vlerë prej 5,449,710.90 euro. Kurse, gjatë vitit 2021, Kosova importoi mallra prej Rusisë, në vlerë monetare prej 50,400,457.66.
Ndërsa, sa i përket eksportit Kosova në muajt e parë të vitit 2022 në Rusi ka eksportuar mallra në vlerë prej 3,645.69 euro.
Sipas të dhënave, Kosova, në dy muajt e parë ka eksportuar në Rusi vetëm artikuj të veshjes, reaktorët nuklearë, boilera, makineri dhe pajisje mekanike.
Kurse, Kosova prej Rusisë ka importuar një sërë produktesh në mesin e tyre, produkte ushqimore, pjesë të tekstilit, armë dhe municione, mallra në sektorin e mobilierisë, duhan pijet alkoolike, produkte të industrisë bluajtëse, produkte të ndryshme kimike dhe plastika.
Të dhënat rreth mallrave që Kosova importoi prej Rusisë i gjeni në fotografitë më poshtë.

Për rtv21.tv Dogana e Kosovës ka treguar shifrat e vlerave edhe të viteve paraprake të mallrave që Kosova importoi prej Rusisë.
Në vitin 2021, Kosova importoi mallra në vlerë monetare prej 50,400,457.66. Më 2020, u importuan produkte në vlerë prej 46,474,705.15.
Më 2019 Kosova importoi mallra prej Rusisë në vlerë prej 38,375,109.74 euro, kurse, më 2018 në vlerë monetare prej 31,219,348.99./21Media

Back to top button