Kaloni te përmbajtja kryesore

Von Cramon: Deputetët e Kosovës duhet të kenë prioritet interesin shtetëror

 
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka komentuar deklaratën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka përshëndetur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të qëndruar në seancë kur të votohet Vjosa Osmani për presidente.
Raportuesja Von Cramon thotë se deputetët në Kuvendin e Kosovës duhet të vënë në rend të parë interesat e shtetit e jo interesat e veta apo partiake.
“Kjo është edhe shpresa ime. Ju lutemi sigurohuni që të gjithë në Kuvendin e Kosovës të vënë interesat e shtetit para, e jo ato të veta apo politike”, ka shkruar Von Cramon.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button