Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Abdixhiku: Refuzimi paranoik i pushtetit Kurti i dha goditjen më të rëndë jetës kulturore në Kosovë

1 min read

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu është bashkuar reagimeve të shumta pas zhvendosjes së festivalit ”Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Abdixhiku përmes një postimi në ”Facebook”, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se i ka dhënë goditje të rëndë jetës kulturore në Prishtinë.

”Kjo Qeveri nuk di të krijojë e ndërtojë, por ajo nuk i lejon as të tjerët të krijojnë e ndërtojnë. Sot, refuzimi paranoik i pushtetit të Kurtit i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë. Detyrimi për largim i festivalit ”Sunny Hill”, ngjarjes që vendoste Kosovën në hartën kulturore botërore, është skandal i pariparueshëm për vendin tonë”, ka shkruar ai.

Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, siç e ka quajtur ai festivalin “Sunny Hill”, është shuarje e mundësisë për të rinjtë që dëshironin të kishin pranë vetes një ngjarje që shumë shtete do ta dëshironin./21Media