Kapen rreth 400 kg arra të kontrabanduara nga Serbia
Pa asnjë dokument hyjnë në Kosovë
Policia e Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës ka kapur një person i cili po kontrabandonte arra nga Serbia.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50.
Raportohet se në veturën e të dyshuarit ishin 12 thasë arra, të cilat u kapen dhe u konfiskuan nga policia.
“Patrolla policore në lokacionin e lartcekur ka ndalë veturën me targa te R. së Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 12 (dymbëdhjetë) thasë të mbushura me arra me peshë rreth 400 (katërqind)kg pa asnjë dokument dhe ka hyrë në R. e Kosovës në vend të pa autorizuar të kalimit kufitar”, ka njoftuar policia.
Me urdhër të prokurorit kujdestar malli i është konfiskuar dhe vetura dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë./21Media