Dy të lënduar pasi një veturë u përfshi nga zjarri në Gjakovë
Dy persona janë lënduar pasi një veturë është përfshirë nga zjarri në Gjakovë.
Rasti është raportuar të enjten, rreth orës 02:30 të mëngjesit.
Gjatë kohës sa ankuesi dhe dëshmitari po tentonin të shuajnë zjarrin, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi emergjent i zjarrfikësve, ku kanë shuar zjarrin.
Sipas policisë, dëmi i shkaktuar arrin vlerën e 1500 eurove.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?