Shqipëria do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të “Eurovisionit”, reagon Ronela
Sot është hedhur shorti i gjysmëfinales së festivalit “Eurovision Song Contest”, me ç’rast është konfirmuar se Shqipëria do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të “Eurovisionit”, më 10 maj. Pas këtij lajmi, ka reaguar Ronela Hajati, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në këtë festival, shkruan rtv21.tv
Përrmes një postimi në Instastory, artistja është shprehur se tani ka frikë.
Në gjysmëfinalen e parë, Shqipëria do të këndojë e para. Ndërsa, në gjysmëfinalen e dytë e para do të këndojë Australia.
Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret”.
Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria është përfaqësuar në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues i Eurovisionit është shpallur grupi italian, Maneskin me këngën rock, “Zitti e buoni”./21Media