E zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror, Altina Salihu thotë se ishte privilegj që ta përfaqësonte Kosovën

Kosovarja Altina Salihu e zuri vendin e parë në mesin e 105 shteteve që ishin në garë, në Kampionatin Botëror, që u mbajt të dielën në Danimarkë. Nxënësja e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj e fitoi çmimin e parë me temën për “Bullizmin”.
Altina për rtv21.tv u shpreh se ishte privilegj për të që ta përfaqësonte Kosovën në këtë garë dhe se ishte e motivuar, sepse nuk mendonte vetëm për vete.
“Ndjenja ime ta përfaqesoj Kosovën ishte ndjenjë shumë e veçantë dhe privilegj! Ishin 105 nxënës, secili përfaqesoi shtetin e vet. Thjesht isha e motivuar, isha shumë e përkushtuar të marrë pjesë në këtë garë, sepse nuk mendoja vetëm për veten, por për të gjithë vendin tim!”, u shpreh ajo.
Nxënësja e gjimnazit “Hamëz Jashari” e ka përfaqësuar Kosovën që tri herë, me ç’rast, dy herë ka fituar vendet e para dhe një herë vendin e dytë.
“Gara e parë ka qene për gjeografi ku kanë qene pjesmarrse 145 shtete gara është mbajtur online ku më bënte edhe me te veshtirë për tu kyçur online por ja dola dhe kam zenë vendin e parë. Gara dytë ka qenë për drejtësi ku kanë qenë pjemarrëse 70 shtete dhe fitova vendin e dytë dhe gara e tretë e mbajtur tani për Bullizmin, ku kanë qenë pjesëmarrëse 105 shtete, ku fitova vendin e parë!”, tregoi ajo për rtv21.tv
Gjimnazistja nga Skënderaj foli për rrugëtimin e saj si dhe dha disa mesazhe për gjeneratat e reja.
“Dua t’i them gjeneratës së re se ju vetëm duhet të besoni në veten tuaj” dhe do ja dilni, me ketë them mos u dorëzoni asnjëherë sepse rrugëtimi im ishte i mbushur me lot e netë pa gjumë, me presionin e brendshem për të hequr dorë se ndoshta nuk do ia dal, por në momentet më të errëta duhet të fokusohemi për të parë dritën.”, u shpreh ajo dhe shtoi se ajo që mbillet do të lulëzojë.
“Të gjithë e dimë se gjithçka vjen në kohën e duhur, por duhet të vazhdosh të punosh. Me kalimin e kohës, ajo që ke mbjellë do të lulëzojë. Kurrë, kurrë mos hiqni dorë!”, shtoi Salihu./21Media

Back to top button