Iu dha lamtumira e fundit këngëtarit Ylber Aliu
Sot iu dha lamtumira e fundit këngëtarit të njohur nga Maqedonia e Veriut, Ylber Aliut. Pamje nga ceremonia e varrimit të Aliut, në rrjete sociale publikoi miku i tij, Adem Ramadani.
“Allahu të pastë pastru e ti pastë ngrit DEREXHET vllau im”, shkroi Ramadani krahas fotografisë së publikuar.

Këngëtari nga Maqedonia e Veriut, Ylber Aliu ka vdekur pas mesnate, në moshën 33 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga shoqëria e këngëtarit në rrjetet sociale. Ylberi ka kohë që ishte duke u trajtuar në dializë. Ai ka qenë baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali./21Media