Pas kritikave të Ramës për konspiracion, Kurti: Nuk e di për çfarë është fjala

 
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe “Ballkanin e Hapur”. Rama tha se kjo nismë është ndërmarrë për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Rama tha se Kosova nuk e shfrytëzon këtë mundësi, por bën teori konspiracioni.
Pas kritikave të Ramës për konspiracion, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e di se për çfarë teorie kospiracioni bëhet fjalë.
“Unë po u them qëndimin tim. Procesi i Berlinit është i nevojshëm, por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe nuk ka nevojë për variantet e tjera”, tha Kurti në konferencë për media pas takimit me Merkel në Tiranë./21Media

Back to top button