Policia i gjen 38 vjeçarit kokainë, kanabis, fara kanabisi e thikë

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person në Fier, i cili dyshohet për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëv dhe për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bypass”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari, me precedent të mëparshëm për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, dhe veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”, thuhet në njoftim.
Personit të arrestuar, Policia i ka sekuestruar lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, fara kanabisi dhe një armë e ftohtë.
“Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. Sh., 38 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent të mëparshëm për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja” dhe ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr'”, thuhet tutje në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media

Back to top button