Njoftim nga Gjermania për patentë shoferët nga Kosova

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje mbi vendimin e fundit të Ministrisë Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë për të bërë ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve nga Kosova në Gjermani.
Sipas Ambasadës, Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) më datën 29 dhjetor të vitit 2021 të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patentë shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë.
“Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Kjo projekt-rregullore pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës./21Media

Back to top button