Osmani: BE të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë

Për situatën në veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, tha se institucionet janë të përkushtuara që të vazhdojnë me koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtar, ashtu siç jemi koordinuar deri më tani.
Në anën tjetër, ajo bëri të ditur se po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme që të zbatohen në praktikë vendimet e institucioneve të Kosovës, të cilat sigurojnë zbatim të marrëveshjeve të Brukseli, por mbi të gjitha trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, apo dallime të tjera.
Osmani falënderoi presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për përkrahjen në raporton me institucionet e Kosovës sa i përket kësaj çështje, shkruan rtv21.tv
Në konferencën për media, Osmani tha se presin që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë ndaj gjithë rajonit, tendenca këto të cilat siç u shpreh ajo, janë të nxitura dhe i shërbejnë interesave të Rusisë.
“Nuk ka dhe nuk mund të ketë ekuivalencë të trajtimit të palëve kur qartazi Serbia është agresori edhe njëherë, dhe është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën, por edhe veprime të cilat cenojnë paqen dhe stabilitetin ndaj Kosovës”, tha ajo.
“Presim që sinjale të qarta nga Bashkimi Evropian të jepen në raport me Serbinë e cila duhet njëherë e përgjithmonë të ndalojë këto veprime që cenojnë sigurinë në rajon”, shtoi Osmani./21Media

Back to top button