Pajisjet teknologjike mund t’i dhuroni për fëmijët që të mësojnë online

Ahmeti: Të tregojmë se Prishtina është një

Komuna e Prishtinës ka ndërmarr një nismë për t’u dalur në ndihmë fëmijëve të cilët nuk kanë pajisje për të vijuar mësimin online në këtë kohë pandemie.

Kryetari Shpend Ahmeti nëpërmjet një shkrimi në Facebook, tha se komuna që ai drejton nuk do ta lë asnjë fëmijë prapa për shkak se nuk i ka mundësitë familja me ble pajisje teknologjike.

Kemi nevojë për juve! Me rastin e organizimit të mësimit online kemi mësuar se është numër i madh i nxënësve që nuk kanë as smartphone, as tablet e as kompjuter për të komunikuar me mësimdhënësit…Prandaj e kemi një ide të solidaritetit. Në qoftë se keni në shtëpi telefon (smartphone), tablet, kompjuter, funksional por që nuk e përdorni atëherë dhurone atë pajisje, që një fëmijë tjetër të ketë mundësi me mësu. Po e filloj unë që e kam një smartphone që nuk e përdori, është funksional. Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala më informoi që edhe ajo po e dhuron një të tillë. Sara Habipaj e Këshillit të Prindërve në Dardani u ofrua menjëherë edhe për një pajisje. Adrian Berisha po e jep një laptop që nuk e përdorë“, shkroi Ahmeti.

Tutje ai tha se duhet të tregojmë se Prishtina është një.

Ahmeti tha se të gjithë qytetarët që dëshirojnë të dhurojnë pajisjet duhet të dërgojnë një email në shtabi.pr@rks-gov.net me temen “Asnjë fëmijë të mos mbetet prapa” dhe specifikoni llojin e pajisjes, dhe komuna do të organizojë marrjen e saj.

Kryetari në fund bëri të ditur se emri i dhuruesve do të publikohet në listen e donatorëve për këtë kauzë kaq të rëndësishme./21Media

Back to top button