Reagon Gërvalla, publikon fjalimin ku është shprehur krenare për luftën e UÇK-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas kritikave që ka marrë për mospërmendjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një postim në Facebook, për përvjetorin e Ditës së Çlirimit.
Me anë të një videoje të shkëputur nga fjalimi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për misionin e UNMIK-ut, përballë ministrit të jashtëm serb, Nikolla Selakoviq dhe përfaqësuesve të vendeve të tjera, përfshirë Rusinë, Gërvalla ka rikujtuar fjalët që ka thënë gjatë këtij fjalimi, ku ka përmendur edhe kontributin e UÇK-së.

“Kontributi im në një debat të përsëritur dhe tendencioz. E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Ndërkohë, Gërvalla dje falënderoi NATO-n dhe KFOR-in, por jo edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në përvjetorin e 23-të të Çlirimit të Kosovës, dhe për këtë pati reagime./21Media
Back to top button