Rohde komenton raportin e TI: Kosova ndryshe nga RMV dhe Mali i Zi, nuk ka përparim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka komentuar raportin e fundit të Transparency International për vitin 2023 në të cilin u konstatua se Kosova s’ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit.
Rohde në platformën X ka shkruar se për dallim nga vendet e rajonit Kosova nuk ka përparim në rënditje, por sipas tij me më shumë ambice është e mundur të bëhet diçka e tillë.

“Progres në Kosovë me zgjedhje në Kosovë por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor. Përfundimi i Transpareny International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Në Kosovë nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor, dhe ky vend duhet të punojë ende në luftim të korrupsionit.

Kështu është thënë në raportin e Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. Sikurse vitin e kaluar, Kosova ka 41 pikë./21Media

 

 

Back to top button