Pasi e quajti antiamerikan vjen deklarimi tjetër i Grenell për Kurtin

 

Ish- i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi,  Richard Grenell pasi e quajti anti- amerikan kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar kohën kur Kurti hidhte gaz lotsjellës Kuvend për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës në një përpjekje për të ndaluar presidentin Obama mbështetur demarkacionin me Malin e Zi. Joe Biden gjithashtu i kërkoi Kurtit në atë kohë të mbështeste demarkacionin – dhe ai iu drejtua terrorizmit në vend”, shkruan Grenell në Twitter.

Grenell gjatë ditës pati edhe një deklaratë rreth Kurtit duke e quajtur atë si antiamerikan. Grenell përmes një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden të ndalojë çdo veprim të Kurtit që të ndryshojë vendin ku pritet të hapet ambasada e Kosovës në Izrael./21Media

Back to top button